Rishikimi i buxhetit është i domosdoshëm në kohën kur Kosova po përballet me krizë ekonomike dhe duhen korniza hapësira për t'i lejuar hapësirë Pakos për Rimëkëmje Ekonomike.
Sot në mbledhjen e Qeverisë do të hedhet në votim propozimi për rishikimin e buxhetit (siç) ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Ai ka thënë se është konsultuar me të gjitha ministritë dhe komunat që të mos preken investimet kapitale në tërësi, për t’i lejuar hapësirë Pakos për Rimëkemje Ekonomike
Rimëkëmbja ekonomike është pjesë e programit të Qeverisë Hoti dhe nevojë e domosdoshme pasi pandemia kishte bllokuar jetën afariste dhe humbjet financiare janë shumë të mëdha.
“Është dashur ministrja bashkë me departamentet përkatëse brenda ministrisë, të bëjë aranzhimet e nevojshme që shkojnë deri në 700 milionë euro për të mbuluar edhe mungesën e të hyrave prej disa qindra-miliona euro dhe për të krijuar fondin për rimëkëmbje ekonomike që e kemi paraparë në programin tonë qeverisës. Ndërkohë që me sa jam informuar janë zhvilluar konsultime me secilin prej juve dhe me komunat, që maksimalisht, aq sa është e mundur mos të preken projektet kapitale si tërësi”, tha Hoti. /Insajderi/