Raportuesja e BE-së për Kosovën shpreson tek vizita e Lajçakut në Kosovë

Miroslav Lajçak sot do ta vizitojë Kosovën, optimiste për këtë takim është raportuesja e BE-së për Kosovën.

Raportuesja e BE-së për Kosovën shpreson tek vizita e Lajçakut në Kosovë

Viola Von Cramon e cila është raportuese e Bashkimit Europian për Kosovën ka deklaruar se duhet të përpiqemi që të arrihët një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë duke aluduar në vizitën e Lajçakut që pritet të zhvillohet sot në Kosovë.

Zyrtarja europiane në një postim në Twitter ka shkruar se duhet të përpiqemi që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme dhe mirë e negociuar me pjesëmarrje të gjerë në mes Kosovës dhe Serbisë.

Bashkimi Europian po kërkon që të jetë ndërmjetësuese në mes Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes finale në mes dy vendeve. Por, 27 Qershori ështe data ku emisari i Trump-it, Richard Grenell ka ftuar përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Miroslav Lajçak do të takohet me kryeministrin, Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren, Vjosa Osmani. Nuk dihet nëse do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin i cili nuk beson tek Lajçak në bazë të deklaratave publike. /Insajderi/