Ish zv-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka hedhur akuza të ashpërta në drejtim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit pas ftesës së Grenellit ku me 27 Qershor janë ftuar përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë.
Ish zv-kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaçit.
Abazi në një postim në Facebook ka shkruar se me 27 Qershor fillon shpërbërja përfundimtare dhe izolimi i shqiptarëve.
“Dialogu pa strategji e me qeveri ilegale, në Washington DC, ja mundëson Vucicit dhe Serbisë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta përplasë Kosovën dhe shqiptarët me SHBA. Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij të shërbëtorit të Serbisë”, ka shkruar ndër tjerash Abazi.
Haki Abazi edhe gjatë kohës sa ishte zv-kryeministër i Albin Kurtit ka akuzuar ashpër Thaçin me justifikim se ky i fundit po dëshiron ndarjen e Kosovës. /Insajderi/
Postimi i plotë:
Rreziku për vendin po rritet nga Thaçi që ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet.
Dialogu pa strategji e me shumë gënjeshtra në Bruksel ka sjellur izolimin e Kosovës dhe ka ndalur njohjet.
Dialogu pa strategji e me qeveri ilegale, në Washington DC, ja mundëson Vucicit dhe Serbisë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta përplasë Kosovën dhe shqiptarët me SHBA. Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij të shërbëtorit të Serbisë.
Me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnie Herzegovinës dhe izolimin e shqiptarëve.