Albin Kurti: 27 Qershori si datë i përshtatet Serbisë ndërsa Kosova është e pabarabartë në dialog

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar ftesën e emisarit të Trump-it, Richard Grenell për palën kosovare dhe atë serbe

Albin Kurti: 27 Qershori si datë i përshtatet Serbisë ndërsa Kosova është e pabarabartë në dialog

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar ftesën e Richard Grenellit për përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurtit gjithçka i është përshtatur Serbisë duke filluar nga data e zgjedhjeve të 21 Qershorit dhe më pastaj takimit të Vuçiqit me presidentin rus, Vladimir Putinin ne Mosk.

Kurti e ka quajtur Qeverinë Hoti si “Qeveri koti”, poashtu ai tha se Hoti e Thaçi nuk e përfaqesojnë popullin.

“Në anën tjetër, që Serbia të jetë e kënaqur, u sajua një qeveri koti në Kosovë e cila varet nga secili deputet i Listës Serbe, që hoqi reciprocitetin me Serbinë dhe ju zotua emisarit Grenell që nuk do të kërkojë anëtarësim për Kosovën në organizatat ndërkombëtare. (Kjo e fundit është heqje dorë nga neni 17, paragrafi 1, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.)”, ka shkruar ndër tjerash Kurti.

Lideri i LVV-së edhe gjatë kohës sa ishte kryeministër i vendit kishte diveregjenca të shumta për dialogun me të dërguarin e Trump-it. /Insajderi/

 

Postimi i plotë:

Rifillimi i dialogut po i përshtatet kërkesave të Serbisë, si në kohë ashtu edhe në përmbajtje. Data 27 qershor e takimit është aty sepse vjen pas datës 21 qershor kur mbahen zgjedhjet në Serbi dhe datës 24 qershor kur Vuçiq shkon në Moskë për t’u takuar me Putinin.

Në anën tjetër, që Serbia të jetë e kënaqur, u sajua një qeveri koti në Kosovë e cila varet nga secili deputet i Listës Serbe, që hoqi reciprocitetin me Serbinë dhe ju zotua emisarit Grenell që nuk do të kërkojë anëtarësim për Kosovën në organizatat ndërkombëtare. (Kjo e fundit është heqje dorë nga neni 17, paragrafi 1, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.)

Në fakt, më parë se dialog si proces, kjo duket si takim njëditor ku servohen marrëveshjet.

Qasja e këtillë asimetrike që ka për pikënisje pabarazinë e normuar midis Kosovës e Serbisë, sjell veçse marrëveshje të dëmshme, rrjedhimisht të papranueshme e të pazbatueshme. Andaj kjo gjen mbështetje vetëm te politikanë e zyrtarë që nuk përfaqësojnë popullin, sikurse Thaçi e Hoti.