Qëndron Kastrati pozitiv me Covid-19

Qëndron Kastrati pozitiv me Covid-19

Në rrjetin e tij social Facebook, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se  ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai thotë se “nuk ka simptoma, por do të qëndrojë në vetëizolim sipas udhëzimeve që rekomandohen nga IKSHP”, njofton Insajderi.

“Sot jam informuar që testi ka dalur pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë por do të qëndroj i vetizoluar sipas rekomandimeve të IKShPK-së. Do t’i dorëzoj të gjitha kontaktet e mia pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por ju lus të gjithëve që jemi takuar ditëve të fundit të vetizoloheni për disa ditë dhe të lajmëroheni nëse keni simptome”. /Insajderi.com