Në pritje

Hoti, pas takimit me Lajçak: Pres marrëveshje përfundimtare

Kryeministri i kënaqur me atë çka dëgjojë nga përfaqësuesi i BE-së.

Hoti, pas takimit me Lajçak: Pres marrëveshje përfundimtare

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pret marrëveshje përfundimtare me Serbinë, pas rinisjes së dialogut, njofton Insajderi.

Këto komente Hoti i ka bërë menjëherë pas takimit me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Hoti ka shtuar gjithashtu se është i kënaqur nga ajo që ka dëgjuar nga diplomati i BE-së.

“Në takim e informova zotëri Lajçak-un për qasjen tonë karshi procesit të dialogut. Ne jemi për dialog që përfundimisht e mbyllë marrëveshjen dhe çështjet e hapura me shtetin tonë fqinj. Për një dialog që çon tek njohja reciproke dhe i hap Kosovës perspektivë euro-integruese. Kjo marrëveshje është e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë por edhe për gjithë rajoni dhe stabilitetin e BE. Ne jemi brenda BE-së dhe unë jam shumë i kënaqur me mesazhet e Lajçak-ut. Pres marrëveshje përfundimtare”, ka potencuar Hoti.