"Lista Serbe kundër qeverisë"

Gjuriq dhe Lista Serbe reagojnë për rrugën Deçan – Plavë

Marko Gjuriq ka reaguar në lidhje me promovimin e rrugës Plavë – Deçan. Ai thotë se ky projekt është i paligjshëm. Kërkon të respektohet zona e mbrojtur e Manastirit të Deçanit.

Gjuriq dhe Lista Serbe reagojnë për rrugën Deçan – Plavë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar lidhur me rrugën Deçan – Plavë.

Ai ka thënë se “ndërtimi i kësaj rruge është i paligjshëm meqë është në afërsi të Manastirit të Deçanit, dhe ky institucion fetar është i mbrojtur nga UNESKO”, njofton Insajderi.

“Pres që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të reagojnë me vendosmëri dhe të parandalojnë paligjshmërinë në afërsi të manastirit, i cili është në listën e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore botërore”, ka potencuar Gjuriq.

Lidhur me përurimin e kësaj rruge ka reaguar edhe Lista Serbe.

Lista ka dalur kundër Qeverisë, pjesë e së cilës është edhe vet.

“Lista Serbe është e dëshpëruar me ceremoninë e sotme për hapjen e një pjese të rrugës, ku morën pjesë anëtar të Qeverisë së Kosovës. Rruga ndërtohet në zonën e Manastirit të Deçanit, që me ligj është e mbrojtur dhe në kuadër të kësaj ndalohen punime të tilla”. /Insajderi.com