Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë – lëndohen tetë persona

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë – lëndohen tetë persona

Janë lënduar tetë persona në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, rreth orës 8:00 në mëngjes, në fshatin Vranidoll, njofton Insajderi.

Policia ka dal në vend të ngjarjes, po ashtu janë parë edhe ekipe mjekësore.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por një nga automjetet e përfshira në aksident ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Ndërsa, janë krijuar edhe kolona të gjata të automjeteve në drejtim të Prishtinës dhe Podujevës./Insajderi.com