Gjuriq vs Hoti

Gjuriq: Hoti po e varrosë dialogun ende pa e filluar

Marko Gjuriq, vartësi i Vuçiqit është shprehur i nervozuar me deklaratat e kryeministrit të Kosovës. Gjuriq-it nuk i ka pëlqyer aspak që Avdullah Hoti po kërkon njohje.

Gjuriq: Hoti po e varrosë dialogun ende pa e filluar

Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se dialogu po mbytet ende pa filluar dhe këtë po e bën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me komentet e tij, njofton Insajderi.

“Hoti po e varrosë dialogun ende pa filluar”, ka deklaruar Gjuriq, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit të Kosovës, se ata po shkojnë në Uashington për njohje dhe se Serbia duhet ta njohë shtetësinë e Kosovës.

Gjuriq, i pakënaqur me deklaratën e Hotit, ka shtuar se Serbia nuk bien nën ndikimin e asnjë presioni dhe as nuk mund t’i imponohet dot njohja e Kosovës.

Derisa Hotin e ka quajtur “udhëheqësi aktual i separatistëve”./Insajderi.com