Insajderi.com u drejtohet institucioneve – kërkon proces hetimor dhe gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm

Insajderi.com i bën thirrje; Prokurorisë së Shtetit, Zyrës së Prokurorit të Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale të Kosovës, Isnpektoriatit të Policisë së Kosovës, Komisioni Parlamentar Për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojte dhe Avokati i Popullit që ta monitorojnë me kujdes dhe nga afër trajtimin që po u bëhet palëve në rastin gjyqësor që Insajderi.com ka me Parim Ollurin dhe Vehbi Kajtazin dhe kërkon paanshmërinë që duhet të ekzistojë e garantuar me ligjet e Kosovës.

Insajderi.com u drejtohet institucioneve – kërkon proces hetimor dhe gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm

Ashtu siç është njoftuar publiku i gjerë, Insajderi.com ka larguar nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv, Parim Ollurin dhe nga pozita e Kryeredaktorit, Vehbi Kajtazin.

Për largimin e tyre dhe arsyet që çuan deri tek përjashtimi, opinioni publik është njoftuar përmes editorialit “Dosja Olluri-Kajtazi” e botuar në pesë pjesë.

Por, për rikujtim; përmbledhtazi arsyet për largimin e tyre janë; sjellja jo-profesionale duke bërë gazetari të anshme dhe me qëllime të ulëta përfituese dhe gjithashtu keqpërdorimi i pozitave brenda mediumit dhe mashtrimi financiar në raport me partnerin.

Përveç largimit nga mendiumi, tani Inasjderi.com është edhe në proces gjyqësor me dyshen Olluri-Kajtazi dhe po e ndjekë të drejtën e vet me anë të rrugëve ligjore, duke respektuar ligjet dhe rendin juridik të Kosovës.

Insajeri.com nuk do asgjë më pak e asgjë më shumë sesa; Drejtësi.

Prandaj, pasi u zbulua se si veprojnë dhe operojnë Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi dhe duke pasur dhe ndjerë rrezikun se përsëri, siç edhe kanë bërë në të kaluarën, mund të përdorin metodën e shantazhit, në çfarëdo forme, me qëllim devijimin e drejtësisë, ne si Redaksi, me datën 16.06.2020, u jemi drejtuar organeve dhe institucioneve të rendit në Kosovë.

Gjithashtu, bazuar në disa përvoja jo të mira në atë se si është trajtuar në disa situata rasti jonë, nga individë brenda institucioneve të caktuara, atëherë me anë të kësaj letre i kemi bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit, Zyrës së Prokurorit të Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale të Kosovës, Isnpektoriatit të Policisë së Kosovës Komisioni Parlamentar Për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojte  dhe Avokati i Popullit që ta monitorojnë me kujdes dhe nga afër trajtimin që po u bëhet palëve, paanshmërinë që duhet të ekzistojë dhe të gjithë rastin në përgjithësi.

Ne kërkojmë që po ashtu të mos përsëriten situatat sikur ajo me ndërhyrjen e Policisë në procesin gjyqësor të pronësisë të faqes tonë në Facebook, sepse ajo e drejtë i takon vetëm dhe ekzkluzivisht kompanisë “Facebook”.

Për ne është jetike që organet të tregojnë paanshmëri, por gjithashtu për shtetin e Kosovës është po kaq e rëndësishme se si trajtohet ky rast, sepse trajtimi i jo i barabartë dhe në shpërputhje me ligjet e procedurat, do krijonte precedent jashtëzakonisht të dëmshëm për të ardhmen.

Insajderi.com shpreson dhe beson shumë që të gjitha organet e relevante do ta shqyrtojnë letrën tonë dhe do ta marrin në konsideratë kërkesën që po u bëhet, e që në thelb është e thjesht; respektim dhe paanshmëri në zbatim të ligjit./Insajderi.com