Në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë së Kosovës janë miratuar ndryshimet për buxhetin. Ndryshimet e bëra sot tani kërkojnë miratimin e Kuvendit të Kosovës.
Sot Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt propozimin për ndryshime buxhetore për vitin 2020. Ministrja Bajrami thotë se “situata e pandemisë i ka detyruar që të rishikohet buxheti në mënyrë që të menaxhohet situata”, njofton Insajderi.
Sipas saj “nuk ka ndryshuar asnjë projekt fillestar i qeverise, dhe se buxheti është reflektim i dal nga programi i qeverisë”.
“Të hyrat buxhetore më 2020 në total mbi 1 miliard e 788 milionë euro presim një rënie prej 5 për qind. Me kthimin e rritjes ekonomike presim që më 2021 të kemi edhe rritje të të hyrave. Shpenzimet buxhetore presim që të jenë 2 miliardë e 620 milionë. Deficiti i buxhetit pritet të jetë 6.5 për qind e bruto produktit vendor”. /Insajderi.com