Uashingtoni, mundësia që nuk humbet

Thaçi: Nëse shkohet me qasje negative në Uashington, do paguhet çmim

Mundësinë për rinisje të dialogut me takimin në mes të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Hashim Thaçi e ka quajtur një mundësi që nuk duhet të humbte dhe një shans e artë.

Thaçi: Nëse shkohet me qasje negative në Uashington, do paguhet çmim

Shteti që ka qasje negative në takimin mes Kosovës e Serbisë në Uashington me 27 qershor do të paguajë një çmim, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, duke shtuar se “Kosova nuk është e gatshme të paguajë çmim”, njofton Insajderi.

Thaci ka komentuar takimin e javës së ardhshme në një intervistë me Zërin e Amerikës, dhe e ka quajtur udhëtimin për në Shtëpi të Bardhë si një shans e artë dhe historike.

“Kemi besim të plotë në përkushtimin e ambasadorit Grenell, dhe tash gjithë ekipit të administratës së Shteteve të Bashkuara që do të kyçen”, deklaroi presidenti.

“Në anën tjetër mendoj që është një mundësi që asnjëra palë nuk dëshiron ta humbë, sepse një qasje negative që mund të paraqitet aty do të jetë natyrisht me një çmim, dhe Kosova nuk është e gatshme të paguajë çmim, por është e gatshme të shfrytëzojë mundësinë për arritje të një marrëveshjeje të rëndësishme për konsolidimin e shtetit në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar”./Insajderi.com