Deputeti i PDK-së Kujtim Gashi thotë se Vetëvendosja ka mashtruar. Si rezultat i këtij mashtrimi ajo ka dal e para në zgjedhje. Gjatë qeverisjes, qytetarët e panë kush është Vetëvendosja.
Ish ministri i kulturës nga radhët e PDK-së, në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, ka thënë se “Lëvizja Vetëvendosje ka mashtruar përgjatë këtyre tri viteve duke proklamuar qeveri të Shpresës”, njofton Insajderi.
Më tej Gashi ka theksuar se “e vërteta e Vetëvendosjes doli në pah gjatë kësaj kohe të shkurtër të qeverisjes së tyre”.
Që nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe gjatë kohës së Qeverisë Kurti, PDK-ja ka qenë kritike duke e akuzuar Vetëvendosjen që ka ndërruar qëndrime dhe ka mashtruar qytetarët e Kosovës. /Insajderi.com