“Koha ka treguar se po guxove – edhe arrihet”, ka deklaruar Ahmeti.
Kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka deklaruar se ka ardhur koha që në Maqedoni të zgjedhet një kryeministër shqiptar, duke folur në një intervistë në Klan Kosova, në prag të zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoni, të cilat do të mbahen me 15 korrik, njofton Insajderi.
“Koha ka treguar se po guxove – edhe arrihet”, ka deklaruar Ahmeti.
“Ka njerëz që mendojnë se nuk arrihet, por unë po sjellë argumente të forta; mbase dikur mendohej se shqiptari nuk mund të jetë Ministër i Mbrojtjes apo i Punëve të Brendshme, apo se mund të drejtojë Kuvendin e Republikës”, ka deklarur Ahmeti, duke shtuar se krejt këto janë arritur tashmë.
“Ne ka kohë që i kemi vënë në shënjestër institucionet më relevante në një shtet. Pse jo edhe kryeministër, pse jo president?”, ka pyetur retorikisht Ahmeti.
“Ka që mendojnë akoma se ky shtet është vetëm maqedonas. Por, shqiptarët nuk mund të jenë qiraxhinj në shtëpitë e veta. Shqiptarët kanë energji, përgatitjen e duhur që të drejtojnë edhe shtetin, sepse janë bashkëpronarë dhe të drejtë ekskluzive nuk kanë veç maqedonasit. Tani është koha për të dalë me kandidat për kryeministër”.
“Do të dalim me një kandidatë të fortë, i përgatitur, i nivelit të lartë, që do t’i bëjë të bëjnë kthesa edhe maqedonasit”./Insajderi.com