Lajçak sot jep detajet për takimet e tij në Kosovë

Emisari i BE-së në ora 12:30 mban konferencë për media në lidhje me takimet e tij në Kosovë.

Lajçak sot jep detajet për takimet e tij në Kosovë

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak sot mban një konferencë për media ku do të tregojë më shumë për takimet me liderët e Kosovës.

Lajçak po zhvillon takimin e parë zyrtar në Kosovë pasi është i emëruar nga BE-ja si i dërguar special për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Konferenca do të mbahet në ora 12:30 në oborrin e zyreve të BE-së në Prishtinë.

Aty pritet të shihet perspektiva e Lajçakut sa i përket qëndrimeve të zyrtarëve të lartë të shtetit në lidhje me dialogun. /Insajderi/