Kufiri që s’kapërcehet

Nagavci thotë se Qeveria Hoti “është e gjunjëzuar ndaj Serbisë”

Arbërie Nagavci ka kritikuar Hotin e Thaçin. Thotë se janë të nënshtruar ndaj Serbisë dhe se janë të kontrabanduar. Megjithatë “ka një pikë ku s’do t’i lejojmë”, potencon ajo.

Nagavci thotë se Qeveria Hoti “është e gjunjëzuar ndaj Serbisë”

Nën-kryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, e ka kritikuar qasjen e qeverisë së Avdullah Hotit dhe Presidentit Hashim Thaçi, kur ka folur për takimin e 27 qershorit në Uashington, njofton Insajderi.

Sipas saj, populli ka kaluar “nga Qeveria Kurti, Qeveri dinjitoze dhe e dashur për qytetarët, tek një Qeveri e kontrabanduar nga Presidenti e të gjunjëzuar ndaj Serbisë”.

Megjithatë, sipas Nagavcit, Hotit e Thacit duhet t’u bëhet e qartë se deri ku guxojnë të shkojnë.

“Ndonëse zt.Hoti dhe Qeveria jolegjitime janë tashmë në rolin të cilin janë të detyruar të luajnë, duhet t’u bëhet e qartë e t’u ndihmohet të kuptojnë se ka një kufi që s’bën ta kapërcejnë, se ka një skenar që s’duhet ta realizojnë, se ka një pikë ku s’do t’i lejojmë”./Insajderi.com