Prishtina qëndron me më së shumti raste me COVID-19, Prizreni ka më së shumti vdekje ndërsa Ferizaji më së shumti të shëruar
Java e fundit ka qenë e keqe për Kosovën në luftën kundër COVID-19 pasi janë raportuar shumë raste pozitiv me coronavirus.
Komuna e Prishtinës është komuna me e prekur deri më tash me 282 raste në total dhe me 206 raste aktive pozitiv me COVID-19. Pesë komunat më të prekura janë: Prishtina, Vushtria, Prizreni, Ferizaji dhe Peja.
Vitia dhe Malisheva ishin dy komunat më të prekura me COVID-19, por tash nuk figurojnë në mesin e pesë komunave me më së shumti raste të të infektuarëve. Vitia renditet e shtata ndërsa Malisheva e teta .
Komunat me më se paku raste janë ato me popullësi më të vogël si Pareshi dhe Kllokoti ndërsa edhe Deçani ka vetëm 3 raste në tërësi me COVID-19 dhe asnjë rast aktiv.
Malisheva, Deçani, Zveçan, Hani Elezit, Klina, Shtimja janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19.
Me numrin e vdekejeve më së keqi ka pësuar Prizreni me 5 vdekje nga tërësia e 34 vdekjeve në nivel nacional, ndërsa me numrin e të shëruarëve më së miri qëndron Ferizaji me 123 të shëruar. /Insajderi/