Hoti i ka ftuar të gjithë, por deri tani veç Haradinaj e ka vizituar kryeministrin, që të dakordohen për qasjen që duhet ta ketë Kosova në Uashington.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar liderët partiakë në takim konsulence, para se të niset për në Uashington, ku me 27 qershor do të takohet me përfaqësuesit e palës serbe në Shtëpinë e Bardhë, por deri më tani vetëm Ramush Haradinaj i AAK-së e ka vizituar Hotin, njofton Insajderi.
Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje nuk i janë përgjigjur pozitivisht një nisme te tillë.
Hoti dje ka thënë se këtë takim po e fton edhe për shkak të intensifikimit të çështjes së dialogut, pasi tashmë kanë një ftesë më 27 qershor në Uashington dhe është paralajmëruar Samiti i Parisit në korrik.
Sipas Hotit forumi do të shërbejë për përgatitje para raundeve të dialogut me Serbinë.
“Ne të përgatitemi para procesit të dialogut, para rundeve që ndodhin në Bruksel dhe Uashington, ne të dakordojmë bashkë, qasjen që do të kemi për tema specifike që unë do të mbroj në emër të Kosovës në këto takime”, ka thënë Hoti./Insajderi.com