Ndërsa protestat kundër dhunës racore të policisë janë përhapur në SHBA., ne kemi parë se si videot mund të ndihmojë në identifikimin e sjelljeve të gabuara nga forcat e rendit. Por provat e tilla nuk janë thjesht të dobishme në një protestë, por gjatë të gjitha llojeve të ndërveprimeve rutinore me policinë, përfshirë ndalimet e trafikut. Kjo është arsyeja pse ekziston një ‘short-cut’ Siri, “I’m getting pulled over” (Po më ndalon policia), shkruan The Verge, transmeton Insajderi.
Pasi ta ngarkoni këtë short-cut falas në iPhone tuaj, gjithçka që duhet të bëni është të thoni “Hey Siri, I’m getting pulled over” dhe do të fillojë një zinxhir veprimesh. Ai do të errësojë dritën në telefonin tuaj, do të ndalojë çdo muzikë që luhet dhe do të fillojë të regjistroni video nga kamera juaj e përparme. Ai gjithashtu mund të dërgojë vendndodhjen tuaj të tanishme dhe një kopje të asaj video te një kontakt urgjent, megjithëse do të duhet të konfirmoni disa mesazhe për të përfunduar këto hapa.
Programi është vepër e Robert Petersen, i cili së pari e publikoi në vitin 2018. Petersen ka qenë duke azhurnuar programin që nga atëherë, megjithatë programi ka fituar vëmendje të madhe pas protestave pas vrasjes së George Floyd, nga një oficer policor.
Natyrisht, regjistrimi i ndërveprimeve policore, nuk ndalon, në vetvete, sjelljet e gabuara dhe diskriminimin racor. Por mund të ndihmojë në emërimin dhe dënimin e individëve të përfshirë. Është e vërtetë që jo çdo ndërveprim policor ka nevojë për regjistrim, por kjo nuk është arsye pse të mos regjistrohen të gjitha njësoj.
Nëse dëshironi ta përdorni vetë programin, ka disa gjëra që së pari duhet të bëni. Më e rëndësishmja, programi nuk është një aplikacion që mund ta shkarkoni nga App Store, por një shkurtore iOS që mbështetet në funksionalitetin që Apple prezantoi në iOS 12.