Shefe e Misionit të Kosovës në Nju Jork emërohet zëvendësministre e Jashtme.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar Teuta Sahatqija në postin e zëvendësministres së Jashtme dhe Diasporës, njofton Insajderi.
Pas katër vjet pune si shefe e Misionit të Kosovës në Nju Jork, Sahatqija tash do të jetë numri dy i Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, post të cilin ajo e ka mirëpritur, duke thënë se është një nder të shërbejë në një resor të rëndësishëm për avancimin e agjendës së politikës së jashtme.
“E përfundoj krenare misionin tim në Nju Jork dhe me shumë vullnet po filloj një etapë të re gjithmonë në shërbim të Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.