Zemaj raporton për menaxhimin dhe situatën me COVID-19

Rastet e rritura me COVID-19 kanë ndikuar në alarmimin e institucioneve tw shëndetësisë.

Zemaj raporton për menaxhimin dhe situatën me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të raportojë në Komisionin për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin dhe situatën aktuale me COVID-19.

Java e fundit ka qenë alarmuese për qytetarët dhe institucionet shëndetësore pasi janë paraqitur shifra të frikshme të rezultuara pozitiv me COVID-19.

Zemaj do të raportojë në ora 10:00 në lidhje me menaxhimin dhe situatën aktuale që po përballet Kosova, pasi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar se mund të ketë mbingarkim të Klinikës Infektive. /Insajderi/