Barazim i pritur

“Marrëveshja finale Kosovë-Serbi, pa humbës dhe pa fitues”

Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshje përfundimtare, por asnjëra nga to nuk do të fitojë. Gjithashtu, as nuk do të humbasin.

“Marrëveshja finale Kosovë-Serbi, pa humbës dhe pa fitues”

Marrëveshja finale në mes të Kosovës e Serbisë do të zgjidhet, por askush nuk do të fitojë dhe as kush nuk do të humbë. Pra do të jetë një përfundim pa fitues dhe pa humbës, ka thënë Orhan Dragash, eksperti serb i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, njofton Insajderi.

Themeluesi i organizatës Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë ka pohuar se çështja do të zgjidhet “jashtëzakonisht racionalisht dhe drejt një kompromisi, në të cilin të gjitha palët do të respektojnë interesat e të tjerëve”.

Dragash beson se një zgjidhje e tillë mund të pritej, duke marrë parasysh që, siç vlerëson ai, ky vit u shënua me ndryshime mjaft të mprehta në politikën globale, dhe mbi të gjitha në marrëdhëniet midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës./Insajderi.com

Orhan Dragas nova slika.jpg