Nga ky kufizim përjashtohen disa udhëtarët që kanë një funksion shtetëror ose nevojë thelbësore.
Mali i Zi ka mbyllur kufirin me Shqipërinë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Njësia Operacionale e Krizës së Qeverisë së Malit të Zi, ka vendosur sot të rishikojë listën e vendeve që do të lejohen të hyjnë në territorin e tij në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19.
Nisur nga numri në rritje i shtetasve të infektuar aktiv në Shqipëri, që aktualisht e kalon numrin 700 (limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të infektuar për 100.000 banorë), autoritetet malazeze kanë vendosur të mbyllin kufijtë tokësorë me Shqipërinë dhe të lejojnë hyrjen tranzit në territorin malazez vetëm për shtetasit që prezantojnë në kufi dokumentin e testimit negativ ndaj COVID-19, të bërë brenda 48 orëve.
Nga ky kufizim përjashtohen disa udhëtarët që kanë një funksion shtetëror ose nevojë thelbësore.
Ky regjim fillon prej mesnatës të së dielës, datë 21 qershor 2020, dhe është i vlefshëm deri në një vendim të dytë të Njësisë Operacionale të Krizës në Podgoricë./Insajderi.com