Me leje t’ Hotit

Hoti: Po, kam lejuar mbajtën e zgjedhjeve serbe në Veri

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë do të mbahen edhe në Veri të vendit. Në mbajtjen dhe grumbullimin e votave do të ndihmojë OSBE-ja. Kështu ka ndodhur edhe më herët. Kështu do ndodhë edhe këtë herë.

Hoti: Po, kam lejuar mbajtën e zgjedhjeve serbe në Veri

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ka lejuar të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, siç ka ndodhur edhe më herët nëpërmjet OSBE-së, njofton Insajderi.

Ai këto komente, i bëri gjatë vizitës në Pejë, derisa foli edhe për vizitën në Uashington, për të cilën tha se pritet të jetë takimi i rifillimit të dialogut.

“Nga viti 2011/2012, ka një aranzhim në mes institucioneve të Kosovës dhe partnerëve tonë ndërkombëtar të mbledhjes së votave në Kosovë. Unë kam lejuar mbajtjen, të njëjtat aranzhime si më herët për këto lloj zgjedhje edhe tash përmes OSBE-së”, tha ai.

Nesër do mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Lexojeni një analizë të BBC-së, përkthyer nga Insajderi për rrugëtimin politik të Vuçiq-it dhe paqartësinë që shpërfaqë e ardhmja për presidentin serb.

ANALIZË E BBC-SË PARA ZGJEDHJEVE NË SERBI – A DO TË FITOJË VUÇIQ?