Refuzimi i Tërmkollit

Melihate Termkolli: Nuk mund të largohet aq thjesht Vjosa Osmani

Melihate Tërmkolli thotë se nuk do të votojë kundër Vjosa Osmanit. Ajo kërkon debat brenda partisë për çështje të tilla. Nuk mund të përjashtohet Vjosa në këtë mënyrë kaq të thjeshtë.

Melihate Termkolli: Nuk mund të largohet aq thjesht Vjosa Osmani

Lidhur me problemin e shkarkimit të Vjosa Osmanit nga radhët e LDK-së, ka folur edhe Melihate Tërmkolli. Në një prononcim për Gazetën Express, ajo ka thënë se “pavarësisht se si veproi Vjosa Osmani, nuk mund të largohen njerëzit nga partia në këtë mënyrë dhe sipas saj për këtë çështje duhet mbledhur Këshilli i Përgjithshëm i partisë”, njofton Insajderi.

E pyetur se si do të votojë rreth kërkesës së kryetarit Isa Mustafa, ajo është përgjigjur se “nuk do të votojë por të kërkojë debat brenda partisë”.

“Krejt çka mund të them është që për këtë punë duhet të mbahet takim dhe të debatohet. Duhet Këshilli me u taku edhe të debatojë. Nuk është aq e thjeshtë. Çështjet janë pak më thellë sesa kaq. Nuk e besoj. Sipas të gjitha gjasave këtë do ta kërkoj, sipas krejt gjasave do ta kërkojë këtë. Duhet me debatojmë”. /Insajderi.com