LDK-ja në test

Kusari – Lila: I del në mbrojtje Vjosa Osmanit

Zhvillimet brenda LDK-së në lidhje me Vjosa Osmanin i ka komentuar edhe Mimoza Kusari – Lila. Ajo thotë se Vjosa Osmani do të dal më e fortë nga ky proces. LDK-ja humb shumë nëse e shkarkon.

Kusari – Lila: I del në mbrojtje Vjosa Osmanit

Në një postim në profilin e saj në Facebook, deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila i ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK në lidhje me mundësinë e shkarkimit të Vjosa Osmanit.

Sipas Kusari-Lilës, “ky proces do të tregojë se a është apo nuk është demokratike LDK-ja”, njofton Insajderi.

Vetëm në vende diktatoriale dhe me censurë shtetërore mund të shkarkohet në këtë mënyrë gruaja më e votuar në pari ka thënë mes tjerash Kusari-Lila.

“Vetëm në vendet me sisteme diktatoriale dhe me cenzurë shtetërore, mund të ndodh të kërkohet shkarkimi i gruas më të votuar në parti, bartëses së listës dhe kandidates për Kryeministër, nga njeriu që dy palë zgjedhje nuk ka garuar vetë dhe nuk është matur me votën e qytetarëve”.

Më pas ajo ka shtuar se Vjosa Osmani do të dal edhe më e fortë nga kjo sfidë, sikurse ka e ka bërë në vitin 2017.

“Asnjë dyshim nuk e kam se Vjosa do të dalë ende më e fortë nga kjo sfidë, ashtu sikurse doli me 2017, por këtë sfidë duhet të kalojnë me sukses të gjithë ata që duan shpresë dhe të ardhme për subjektin dhe shtetin”. /Insajderi.com