Bring it on! 💪

Osmani – anëtarëve që votuan pro largimit të saj: Frikacakë, shpejt shihemi në zgjedhje

Osmani i ka sfiduar të gjithë ata që votuan dje largimin e saj nga pozita e nënkryetares. U kërkon ballafaqim para popullit.

Osmani – anëtarëve që votuan pro largimit të saj: Frikacakë, shpejt shihemi në zgjedhje

Vjosa Osmani, që dje u votua largimi i saj si nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nën arsyetimet se i ka dalur kundër vendimeve të partisë dhe këtë s’e lejon statuti, ka pasur një mesazh për atë që e votuan kundër.

Osmani, pas vendimet që u dha për të, ka shkruar në llogarinë e saj se me të gjithë ata që e votuan kundër do të shihet në zgjedhje – dhe atë së shpejti.

“Për diferencuesit e sotëm, shihemi në garën zgjedhore së shpejti. E aty do ta shohim se kush do të fitojë kur të dalim para qytetarëve. Gara e vërtetë është para qytetarëve, edhe pse shumica dërmuese prej jush diferencues, jeni aq frikacakë sa nuk do të guxoni të dilni në atë përballje, por sërish do të fshiheni prapa dikujt tjetër”, ka shkruar Osmani.

“Por përballja e madhe do të ndodhë. Mua më ka ngritur populli dhe vetëm ai do të mund të më rrëzojë”./Insajderi.com