Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë aktivistë të Lëvizja Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim, pas përleshjes fillimisht me sigurimin e Rektoratit e më pas edhe me Policinë.
Aktivistët e arrestuar, së bashku me të tjerë studentë kanë penguar fjalimin e Rektorit të Universiteti të Prishtinës, Marjan Dema, gjatë fjalimit të tij në shënimin e 47 të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Lëvizja Studentore SVK, ka bërë publikë emrat e aktivistëve të arrestuar.
“Policia ka reaguar dhunshëm duke i goditur aktivistët tanë duke i tërhequr zvarrë. Të arrestuar nga aktivistët janë:
Flamur Pireva
Egzon Azemi
Bardhë Ahmeti
Trim Gashi
Miran Rrudhani
Dardan Kadaj
Nijazi Behluli
Endrit Shatri
Premton Zogiani”, thuhet në njoftimin e tyre në “Facebook”. /Insajderi.com