Për shkak të ngjashmërisë në diskurs dhe shpesh herë edhe në politika e qëndrime, shumë kush e ka parë Vjosa Osmanin të lidhur me shumë me Vetëvendosjen sesa me vetë partinë e saj Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i pyetur për një kalim të mundshëm të Vjosa Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje, tash pas largimit të saj nga pozita e nënkryetares së LDK-së, ka thënë se dera e VV-së është e hapur për Osmanin, siç edhe për këdo që mbështetë politika progresiste e parimore, njofton Insajderi.
“Sa i përket derës së hapur (për ardhjen e Vjosa Osmanit në VV), mendoj që Lëvizja Vetëvendosje e ka vërtetuar që është e hapur për të gjithë ata që mendojnë që mund të bashkëngjiten procesit drejt realizimit shtet-ndërtimit dhe krijimit të një shteti demokratik me transparencë dhe llogaridhënie”.
Megjithatë, Abazi ka deklaruar se do të ishte më i interesuar ta shoh Osmanin të vazhdojë në spektrin e djathtë politik dhe ta zhvillojë betejën e saj nga ajo anë.
“Mirëpo, mendoj që zonja Osmani ka detyrë e obligim dhe përgjegjësi ashtu edhe siç u deklarua edhe vetë mbrëmë pas këtij akti të turpshëm të votimit kundër saj që të udhëheqë anën e djathtë të politikës në Kosovë atë që pretendon e lidhur përbrenda idesë së Lidhjes Demokratike si parti shtet-formuese, por me koncept ideologjik të djathë”, tha Abazi./Insajderi.com