“Shqiptarët e Luginës sot votuan për Kombin Shqiptar”

Sot po mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, ku po marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Shqiptarët e Luginës sot votuan për Kombin Shqiptar”

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se sot në zgjedhjet në Serbi shqiptarët nuk votuan për asnjë politikan apo parti, po votuan për kombin shqiptar.

Për herë të parë shqiptarët u unifikuan në një listë të përbashkët për të kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi.

“Sot nuk votuan për asnjë parti politik, sot nuk votuam asnjë politikan. Sot votuam për Kombin Shqiptar, për unitetin, për unifikimin të cilin e ka bërë spektri politik Shqiptar në Luginë të Preshevës. Sot jemi krenar që kemi mundur së bashku në një list të përbashkët të tregojmë një shembull për gjithë Shqiptarinë. Sot është dita jonë dhe ju lutemi të vazhdoni të na përkrahni deri në orën 20:00 duke votuar numrin 16”, ka shkruar Arifaj në Facebook. /Insajderi/