Gazmend Syla e ka kritikuar kritikën e Albin Kurtit për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka përdorur disa fraza më popullore, për të shprehur irritimin që ka ndjerë ndaj Albin Kurit, kur ky i fundit kritikoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, shkruan Insajderi.
Me “shih kush po na mbanë moral politike” e “u pa patriotizmi yt”, Syla e ka kritikuar Kurtin, duke ia rikujtuar më pas edhe disa veprime që Kurti ka bërë gjatë qeverisjes së tij, e Syla thotë se tregojnë që lideri i Vetëvendosjes nuk është patriot aq sa mendon.
“U zgërdhi me Berbaniçin”, shkruan Syla, duke aluduar në një moment kur Kurti e kryeministrja e Serbisë ishin takuar.
“Pranoi dhurata ( testet ) prej Serbisë. Ju dha 10 milion euro serbëve të Veriut për rrymë. Na solli Putinin në Pejë. Lejove mbi 150 mjekë ( UDB) me hy ne Kosovë sikur në bahçe të babës, e vazhdon me fol për patriotizëm. U pa patriotizmi yt Kurti”, ka shkruar Syla./Insajderi.com