Koalicioni zgjedhor i Ivica Daçiq u mposht bindshëm nga Aleksandër Vuçiq, por ai thotë se është i kënaqur.
Aleksandër Vuçiq i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi, ndërsa partneri i tij i koalicionit, Ivica Daçiq, kryetar i Partisë Socialiste Serbe, ka dalur në vendin e dytë.
Koalicioni SPS-JP ka i udhëhequr nga Ivica Daçiq dhe Dragan Markoviq, doli në vendin e dytë me 10.9 për qind.
Daçiq deklaroi se lista SPS-JS në do të ketë një numër më të madh të mandateve sesa në zgjedhjet e 2016, dhe shtoi se është ishte i kënaqur me suksesin e koalicionit – me rreth 11 për qind të votave.
Pas koalicionit të Daçiq-it, lista e Aleksandër Sapiq, doli e treta duke fituar 4.2 për qind.
Kurse “Lëvizja për Rindërtimin e Mbretërisë së Serbisë”, po lufton për të kaluar pragun me 2.7 për qind të votave.
- Nga pakicat kombëtare është Alternativa Demokratike Shqiptare, e cila pritet t’i ketë katër deputetë në parlamentin serb./Insajderi.com