Nënkryetarja e VV-së: Nuk kemi shtet për ankand publik

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon zgjedhje të reja pasi u rrëzua Qeveria Kurti dhe u formua Qeveria Hoti.

Nënkryetarja e VV-së: Nuk kemi shtet për ankand publik

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se edhe dyshuesi më i madh e kupton tash se zgjedhjet janë zgjidhje.

Ajo, poashtu tha se nuk kemi për shtet për ankand publik dhe se VV është garanca për një shtet sovran dhe demokratik.

“Edhe dyshuesi i fundit këto ditë besoj se e ka të qartë se:
#Zgjedhjet janë zgjidhja, dhe se vetëm vota për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është garancë për një shtet sovran dhe demokratik, shtet ku sundon drejtësia dhe barazia! Nuk kemi shtet për ankand publik”, tha Kollçaku në një postim në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje ështe parti opozitare, pasi LDK arriti koalicion me AAK-në dhe Nisman për ta formuar Qeverinë e re. /Insajderi/