Me 22 vjet burgim është dënuar Darko Tasiq, për krime lufte në Krushë të Vogël në Gjykatën Themelore të Prizreni.
“Në mes të datave 15-26 Mars të vitit 1999, në Krushë të Vogël në cilësinë e tij si pjesëtar i forcave rezervë të Policisë të Republikës Federative të Jugosllavisë apo forcave paraushtarake serbe, në bashkëkryerje me persona tjerë, identiteti i të cilëve nuk është arritur të përcaktohet, mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim të paligjshëm dhe të qëllimshëm të pasurisë (djegien e shtëpive) që nuk justifikohej me nevojat ushtarake” thuhet në pikën e parë të aktakuzës ndaj Tasiq, njofton klankosova.tv
Ndërsa në pikën e dytë Tasiq ngarkohet edhe me veprime të tjera si pjesëmarrje në përdhosjen e trupave të pajetë të personave të paidentifikuar, duke i djegur ato dhe duke i hedhur në Lumin Drin./Insajderi.com