Veseli paqësor

Veseli: Nuk jemi për luftë, derisa Serbia nuk cenon territor

Veseli thotë se është për paqe dhe dialog, jo për luftë. Gjithmonë nëse Serbia nuk tregohet agresore.

Veseli: Nuk jemi për luftë, derisa Serbia nuk cenon territor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës është për dialog e jo për luftë, derisa Serbia nuk tenton asgjë në minimin apo cenimin e territorit të Kosovës, njofton Insajderi.

“Ne nuk jemi për luftë, deri në momentin kur Serbia nuk cenon territorin e Republikës së Kosovës. Derisa nuk jemi për luftë, jemi për dialog dhe dialogu mbetet mënyra më e mirë për të zgjidhur çështjet mes Kosovës e Serbisë”, ka deklaruar Veseli.

Ai ka thënë se nuk ka lidhje kush shkon në dialog, derisa ai që shkon i mbron Kosovën dhe sovranitetin e shtetit.

Veseli këto komente i ka bërë në një konferencë për shtypë ku ka treguar se PDK do të angazhohet për një komision parlamentare që do të rishikojë procesin e privatizimit në Kosovë dhe të gjejë abuzimet që janë bërë në këtë proces.

Opozitari Veseli pohoi se në ditët e javët në vazhdim do të ketë edhe nisma të tjera të tilla, derisa ka thënë se me këtë “nis një epokë e re për qytetarët e Kosovës dhe për të mirën e interesit të popullit”./Insajderi.com