Dikush vodhi 16 kapakë të kanalizimit në Prishtinë

Dikush vodhi 16 kapakë të kanalizimit në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se persona të papërgjegjshëm kanë vjedhur 16 copë kapakë të rrjetit të kanalizimit atmosferik në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë, njofton Insajderi.com.

Përgjatë inspektimit në terren, KRU “Prishtina”, thotë se ka informuar menjëherë drejtorinë përkatëse të Komunës së Prishtinës për rastin në fjalë.

“Ata u zotuan se shumë shpejt do i vendosin kapakët e rinj. Shqetësues mbetet fakti që, në atë rrugë po vjedhin kapakë pothuajse çdo të tretën ditë. Me këtë akt të shëmtuar, personat e papërgjegjshëm rrezikojnë jetën e qytetarëve, me theks të veçantë të fëmijëve dhe të të moshuarve. Veprimet e tilla janë të pa-tolerueshme”, thuhet në njoftim./Insajderi.com