Borrel inkurajon Serbinë

Josep Borell: BE-ja pret që Serbia të shpejtojë hapin e reformave për anëtarësim

Shefi i diplomacisë evropiane e mbështetë Serbinë në proceset integruese në BE. Ai pret përshpejtim të procesit nga qeveria e re që do të krijohet në Serbi.

Josep Borell: BE-ja pret që Serbia të shpejtojë hapin e reformave për anëtarësim

Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të djeshme në Serbi ka reaguar edhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel. Ai ka thotë se qeveria e re në Serbi duhet të përshpejtojë hapin e zbatimit të reformave të brendshme në mënyrë që Serbia të anëtarësohet në BE, njofton Insajderi.

“Kjo ka të bëjë veçanërisht me shtetin e së drejtës, i cili qëndron në zemër të procesit të pranimit dhe duhet të jetë në pararojë të përparësive politike të qeverisë së ardhshme, dhe reformave socio-ekonomike, thelbësore për shërimin pandemik pas COVID-19, ka thënëë mes tjerash Josep Borrell.

Më pas Josep Borrell ka shtuar se BE është shumë e interesuar që të mbështesë edhe më tutje procesin e anëtarësimit të Serbisë, si dhe rimëkëmbjen ekonomike pas situatës me pandeminë Covid-19.

“BE është plotësisht i përkushtuar që të vazhdojë të mbështesë procesin e pranimit të Serbisë në BE, si dhe rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së koronavirusit, duke përfshirë përmes Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor në vjeshtë”. /Insajderi.com