Hoti raporton në Kuvend për dialogun

Avdullah Hoti do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për dialogun.

Hoti raporton në Kuvend për dialogun

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare, kur njëra prej tyre pritet të jetë dialogu me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të vizitojë Brukselin me 25 qershor ku do të takohet me figuara të shquara europiane.

“Si Kryeministër i Kosovës, më 25 qershor në Bruksel takohem me Kryetaren e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, Kryetarin e Këshillit Evropian, z. Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim z. Oliver Varhelyi, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, z. David McAllister”, ka shkruar Hoti në Facebook në mbrëmjen e së hënës.

Pas dy dite, Hoti, do t’i përgjigjet ftesës së emisarit të Trump-it, Richard Grenll, ku do të takohet me një delegasion nga Serbia.

Por, para këtyre udhëtimeve për Bruksel e Uashaington, Hoti do të raportojë tek Kuvendi i Kosovës për përmbajtjen e platformës së dialogut në përgjithësi.

Duke pasur parasysh kundershtimet e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo seancë pritet të ketë debat. /Insajderi/