"As ju ne, as ne ju"

Krasniqi për Qeverinë Hoti: Qeveri e mashtrimeve 2.0

PDK nuk e ka ndërmend t’ia votojë marrëveshjet ndërkombëtare qeverisë se dikur edhe kjo qeveri kur ishte në opozitë nuk ia votonte PDK-së.

Krasniqi për Qeverinë Hoti: Qeveri e mashtrimeve 2.0

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur qeverinë e Avdullah Hotit, një qeveri tjetër e mashtrimeve, duke aluduar se edhe ajo paraprake ishte e tillë, njofton Insajderi.

“Qeveria e mashtrimeve 2.0”, ka thënë Krasniqi, për qeverinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës dhe Nismës.

“Një mashtrim i ri prandaj nuk marrim pjesë në pikat në vijim”, ka thënë Krasniqi, duke treguar kështu se PDK nuk do t’i votojë ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare që u prezantuan nga qeveria në seancën e sotme.

Arsyetim tjetër i mos votimit nga PDK ka qenë edhe fakti se dikur LDK-ja nuk ia votonte PDK-së sa kjo e fundit ishte në qeveri.

“Qytetarët edhe mund të kenë harruar, por ne nuk harrojmë”, ka deklaruar Krasniqi./Insajderi.com