Eskalon debati: LDK kërkon që një deputet i LVV-së të përjashtohet, Selimi harrojeni këtë harrojeni

Debati ka eskaluar mes LDK-së dhe LVV-së.

Eskalon debati: LDK kërkon që një deputet i LVV-së të përjashtohet, Selimi harrojeni këtë harrojeni

Në Kuvendin e Kosovës ka eskaluar debate deri në atë pikë sa u kërkua përjashtimi i deputetit të Lëvizjs Vetëvendosje, Artan Abrashi.

Abrashi e quajti Qeverinë Hoti si “Qeveri Koti”. Kjo bëri që shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi të kërkojë nga kryeparlamentarja që deputeti Abrashi të përjashtohet nga seanca apo të kërkojë falje.

Abrashi u kundërpërgjigj duke thënë se ështe deputet I LVV dhe nuk tërhiqet nga fjala që tha.

Më pas, shefi parlamentar i grupit të LVV, Rexhep Selimi, tha se fjala “Koti” nuk është gjuhë joparlamentare dhe se harrojeni një deputet I LVV-së të përjashtohet nga seanca. /Insajderi/