Në debatet që po vazhdojnë pambarimisht në mes të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, një të tillë e kanë pasur edhe Vjosa Osmani e Driton Selmanaj.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës duke i thënë Kuvendit se nëse do le t’i çojë nismat legjislative në qeveri e pastaj qeveria ua jep mendimin.
Por, menjëherë pas tij, në foltore ka dalur krye-parlamentarja Vjosa Osmani.
Ajo është shprehur e befasuar me atë që ka dëgjuar.
“Me të vërtetë nuk po u besoj veshëve çka dëgjova”, ka thënë Osmani, njofton Insajderi.
“Ka kohë që ky kuvend i ka iniciuar tri nisma legjislative. por ju i keni bllokuar nismat legjislative”, ka deklaruar Osmani.
Selmanaj i është përgjigjur.
Ka thënë se ato nisma i janë drejtuar qeverisë së kaluar, jo kësaj të tanishmes.
Debati mes Osmanit e Selmanajt ka rrënjë në problemet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Osmani e Selmanaj ka kohë që shkëmbejnë replika me njëri tjetrin për shkak të qëndrimeve të ndryshme politike./Insajderi.com