Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është kthyer në një arenë ofendimesh mes deputetëve. Bekim Haxhiut s’i ka pëlqyer kjo.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, është shprehur i zhgënjyer me kolegët e tij deputetë.
Atij nuk i ka pëlqyer se si është zhvilluar seanca, në të cilën do të duhej të diskutoheshin pesë marrëveshje ndërkombëtare që të ratifikohen, porse debati u kthye në ofendime personale.
Haxhiu me dëshpërim është shprehur se seanca ishte pa kurrfarë lidhje.
“Seancë ma pa-lidhje nuk kam parë”, ka thënë Haxhiu, njofton Insajderi.
“Kjo seancë po më duket si seancë ‘hajt pak’”, ka pohuar Haxhiu duke iu referuar një rubrike në një televizion të Kosovës, ku qytetarët në rrugë ndalen para mikrofonit dhe flasin çfarë të duan./Insajderi.com