Mirsolav Lajçak e Ivica Daçiq kanë pasur një takim jo edhe shumë formal gjatë vizitës së Lajçakut në Serbi.
Kështu të paktën duket nga një foto që është postuar nga ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë në Twitter.
“Daçiq në një kafe me përfaqësuesin Special të BE-së”, thuhet në postimin e ministrisë në Twitter, njofton Insajderi.
Lajçak gjatë vizitës në Serbi është takuar edhe me kryeministren serbe e presidentin serb.
Vizita e Lajçakut në Beograd vjen pas vizitës dy ditore që e kishte në Kosovë./Insajderi.com
Ministar #Dačić 🇷🇸 na kafi ☕ sa specijalnim predstavnikom #EU @MiroslavLajcak 🇪🇺 / Minister #Dačić with #EU #specialrepresentative @MiroslavLajcak today in #Belgrade pic.twitter.com/PWmDopYWle
— Diplomacy_Serbia 🇷🇸 (@SRBDiplomacy) June 23, 2020