Në Maqedoninë Veriore, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë katër pacientë me coronavirus, njofton Insajderi.
Viktimat janë mes moshës 58 dhe 73 vjeçe dhe të gjithë janë nga Shkupi.
Kurse nga 1363 testime të realizuara, 118 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ndërsa brenda 24 orëve janë regjistruar 74 pacientë të shëruar.
Në Shkup janë regjistruar 37 të shëruar, në Shtip 3, Prilep 5, Tetovë 24, Veles 1, Gostivar 4.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni shkon në 5311, prej të cilëve 2048 janë shëruar kurse 251 pacientë kanë ndërruar jetë./Insajderi.com