"Kosova" temë bisedimesh

Vuçiq takohet me Putin-in: Biseduam për Kosovën

Vuçiq është takuar me Putinin në Moskë. Kanë folur gjerë e gjatë për Kosovën.

Vuçiq takohet me Putin-in: Biseduam për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Vuçiq pas takimit ka thënë se kanë biseduar me Putnin për Kosovën dhe “për idetë për zgjidhjen e problemit”, shkruan agjencia serbe e lajmeve Tanjug, njofton Insajderi.

“Kam biseduar rreth të gjitha ideve dhe mënyrave për zgjidhjen e problemit me Kosovë”, ka deklaruar Vuçiq pas takimit.

Kjo vizitë e Vuçiq në Moskë vjen dy ditë pasi që, Vuçiq i fitoi bindshëm zgjedhjet në Serbi dhe para 27 qershorit, datë në të cilën është ftuar takim në Shtëpinë e Bardhë nga emisari i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell.

Presidenti serb ka takuar të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, sot takohet me Putinin dhe më pastaj do të takohet me delegacionin e Kosovës në takimin e udhëhequr nga, Richard Grenell./Insajderi.com