“Populistët barrikadues”

Hoti: Grupimet populiste na rrezikuan me barrikadime

Hoti ka treguar përse po shkon në Uashington, derisa ka kritikuar tërthorazi qeverinë e kaluar duke e akuzuar se na i humbi miqtë.

Hoti: Grupimet populiste na rrezikuan me barrikadime

Kosova u rrezikua nga populizimi dhe humbja e miqve, ka thënë kryeministri Avdullah Hoti, derisa ka folur para deputetëve në seancën parlamentare për dialogun Kosovë – Serbi.

Në parlament është thirrur seancë para se Hoti të udhëtojë për në Uashington, ku me 27 qershor do të takohet me delegacionin serb nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Grupime politike populiste e rrezikuan përmes barrkiadimit dhe humbjes së miqve”, ka thënë, pos tjerash, Hoti.

Ai është kritikuar nga deputetët e opozitës.

Rexhep Selimi i Vetëvendosjes tha se qeveria pranojë të mos ndjekë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare sepse këtë e kërkoi Serbia.

Derisa ka vazhduar të thotë se qeveria e Hotit është edhe ilegale edhe legjitime dhe se u krijua me iniciativën e presidentit Hashim Thaçi./Insajderi.com