Driton Bardheci nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit.
Dritoni ishte bërë i njohur për aksionin e tij kundër Qeverisë Kurti, ku me një grup aktivistësh nga radhët e AAK-së në mënyrë simbolike patë hedhur një kuti të PLAZMAVE në oborrin e ndërtesës së qeverisë për heqjen e taksës, aksion ky që u pati komentuar shumë në rrejte sociale.
Zëvendësministri i ri përsëri po komentohet, por tash për diçka tjetër.
Po thuhet se ai nuk është se ishte fort student i dalluar.
Madje në një tabelë notash që po qarkullon nëpër Facebook, del se Bardheci kishte notë mesatare 6.8, që është jo më e mira e mundshme.
Gjithsesi, ende nuk dihet nëse kjo tabelë është e vërtetë.
Zëvendësministri ende nuk ka dhënë një koment ku e mohon, apo pohon këtë rezultat jo të pëlqyeshëm prej studenti.
Për Bardhecin ka reaguar edhe organizata studentore Studim Kritikë Veprim.
Sipas tyre, ai nuk është i denjët për këtë pozitë, madje emërimi i tij është fyerje.
“Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zevendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë”, thuhet në reagimin e SKV-së në Facebook.