TRIDHJETË E NËNTË TË SHËRUAR DHE PESËDHJETË E DY RASTE ME COVID-19

TRIDHJETË E NËNTË TË SHËRUAR DHE PESËDHJETË E DY RASTE ME COVID-19

IKSHPK ka njoftuar se sot janë diagnostikuar pesëdhjetë e dy persona me Covid-19, njofton Insajderi.

“Sot më 23 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 302 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe me Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 52 raste”, thuhet ne njoftimin e IKSHPK. Ndërsa të shëruar sot janë tridhjetë e nëntë raste, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti. /Insajderi.com