Pandeli Majko më në fund flet. Thotë se kisha intervenime kirurgjike në gojë, prandaj nuk fola për teatrin. Tash e tutje kam për të folur.
Ministri për Diasporën dhe deputeti socialist, Pandeli Majko mbajti kohë më parë një qëndrim të ndryshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar. Mbahet mend largimi i tij nga salla e Kuvendit për të mos votuar projektin “Fusha” që e çoi gati në dorëheqje nga qeveria.
Por atëherë kur duhet të fliste sepse Teatri po shembej, ai nuk reagoi. Në një intervistë për ABC News, Majko u justifikua se kishte bërë një operacion në gojë dhe për këtë arsye nuk ka folur, njofton Insajderi.
I pyetur se si i ka raportet me Erion Veliajn? Ai tha: “i kam pak më të mira se me Edi Ramën. E vërteta ime për teatrin është e deklaruar dhe është më e vjetër se qëndrimi im në këtë qeveri. Të thashë që unë bëra dy ndërhyrje kirurgjikale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot. Tani është e kotë të flas”. /Insajderi.com