NYT raportoi se Vuçiq do të takohet me Trup. Më pas e përmirësoi shkrimin, duke treguar se një takim i tillë nuk do të ndodhë.
Gazeta prestigjioze New York Times, raportoi dje me një artikull se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet kokë më kokë me presidentin amerikan, Donald Trump, por më pas e ka ndryshuar tekstin duke treguar se raportimi i më hershëm nuk ishte i saktë.
Për këtë ka reaguar në Twitter, emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i cili tha se New York Times “është detyruar” ta përmirësojë artikullin.
“New York Times është detyruar të përmirësojë të dhënat e veta bazike rreth stroies së tyre për Kosovën dhe Serbinë – dhe pastaj në përmirësim ma kanë huqur pozicionin”, ka shkruar Grenell.
“Nuk jam i befasuar, sepse ata e shkruan artikullin, por kurrë nuk folën me mua – negociatorin”./Insajderi.com
The NYT is forced to correct basic information about their Kosovo-Serbia story – and then they get my title wrong in the Correction.
I’m not surprised because they wrote but never spoke to me – the actual negotiator. #makingitup pic.twitter.com/aQlYdzDiTk
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 24, 2020